Krahasuar me një ditë më parë është tetë fishuar numri I personave ditorë të infektuar me koronavirus në qarkun Shkodër. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 19 raste të reja. Vatrat e infeksionit u zgjeruan me 16 raste në bashkinë Shkodër, 2 raste u konfirmuan në bashkinë Malësi e Madhe dhe vetëm një rast u konfirmua në bashkinë Vau Dejës.

Të infektuar aktivë në pesë bashkitë e qarkut janë mbi 880 qytetarë. Përgjithësisht gjendja shëndetësore e tyre është e qëndrueshme dhe nën kontrollin e vazhdueshëm të mjekëve. Të shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës janë aktualisht 12 pacientë, 3 më pak se një ditë më parë. 6 pacientë janë të shtruar në repartin infektiv, ndërsa 6 të tjerë janë të shtruar në reanimacion.

Fatmirësisht nuk ka patur viktima të shënuara si shkak I infektimit me koronavirus. Pas më shumë se katër muajsh, qarku Shkodër ka pësuar rritje sa I takon numrit të rasteve aktive. Shkodra renditet e katërta në të gjithë vendin, një vend më lart se renditja e pothuaj pesë muajve të kaluar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë, dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19.

Artikulli paraprakMALI KOLAJ, BANORËT 13 VITE PA SHËRBIM SHËNDETËSOR
Artikulli tjetërPD, HELIDON BUSHATI: QEVERIA PRESION MBI MËSUESIT