Shoqëria “Bashkimi” feston vitin jubile të 120 vjetorit të krijimit të saj. Në këtë vit të rëndësishëm do të promovohet fjalori i shoqërisë Bashkimi por edhe një ekspozitë me fotografi u shpreh në konferencën për shtyp Dom Nukë Ukgjini i cili tha gjithashtu se shoqëria Bashkimi dhe godina monument kulture janë lënë qëllimisht në harresë.
Fjaloi i shoqërisë Bashkimi u shpreh dom Nikë Ukgjini i parapriu kongresit të Manastirit.
Godina ku u ngrit shoqëria Bashkimi 120 vite më parë kërkohet që të shtetëzohet në mënyrë që t’i shpëtojë shkatërrimit të saj.
Fjalori i shoqërisë Bashkimi dhe ekspozita do të jenë këtë të shtunë me 23 shkurt në sallën Kardinal Mikel Koliqi në famullinë “Shën Shtjefni” në Shkodër.