Edhe pse jemi në fillim të muajit Mars, qytetarët shkodranë nuk kanë arritur të tërheqin ndihmën ekonomike të dy muajve më parë. Përgjegjësi I ndihmës ekonomike në Bashkinë Shkodër, Shkëlzen Mustafaraj ka bërë të ditura arsyet e vonesës në shëprndarje të këtij fondi.

Duke filluar nga e hëna e 9 marsit do të bëhet e mundur tërheqja e ndihmës ekonomike tregon përgjegjësi.

Mustafaraj ka sqaruar edhe një keqkuptim që është bërë mbi shpërndarjen e shpërblimit të fundvitit për të gjithë pensionistët. Ai tregon se ky vendim nuk është aprovuar nga kryeministri Rama

Prej muajit dhjetor qyetetarët shkodranë nuk kanë mundur të tërheqin ndihmën ekonomike si shkak I burokracive të shumta të cilat duket se po marrin zgjidhje gjatë kësaj jave.

Artikulli paraprakM. MADHE, ÇAHEN TUBACIONET, UJI RRJEDH NË MES TË FSHATIT
Artikulli tjetërSHKODËR, KËSTI I TRETË PËR ISH TË PËRNDJEKURIT