DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 51 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, Pukë, pasi gjatë një konflikti ka goditur me sende të forta shtetasin P. N., 64 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, Pukë, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar shtetasin P. B., 35 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e një shtetasi të mitur, banues në Shkodër, pasi dyshohet se është autori i vjedhjes së një shume parash në një lokal në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakBALLA BËN BILANCIN: 28 TË ARRESTUAR, 81 KG DROGË DHE ARMË TË SEKUESTRUARA NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërMBI 4 MIJË TË INFEKTUAR ME COVID PËR NJË JAVË NË SERBI