Ndërkohë që në Shqipëri ka vijuar lëkundjet, në spitalin rajonal të Shkodrës në orën 4:20 minuta të mëngjesit të të martës ka ardhur në jetë fëmija I parë, ku mësohet se ka qenë një djalë. Nga stafi mjekësor pranë këtij spitali bëhet e ditur se nuk ka janë shkaktuar dëme nga tërmeti.
Po ashtu, në qytetin e Tiranës, në maternitetit “Koço Glozheni” 2 binjakë erdhën sot në jetë,20 minuta pas tërmetit më të fuqishëm që goditi vendin në 50 vitet e fundit. Mjekja Anita Dokle ka publikuar një video ku ka dhënë lajmin e mirë për lindjen e parë pas lëkundjeve të tërmetit 6.4 ballë,
Mjekja bëri të ditur se në godinën e maternitetit janë regjistruar dëme si pasojë e goditjeve dhe se në 24 orët e fundit, në këtë maternitet kanë ardhur në jetë plot 17 fëmijë. Ajo sqaroi se pavarësisht panikut në sallat e operacionit, personeli i mjekëve ka qëndruar në krye të detyrës.