Gjatë vitit 2018, 220 fermerë nga Shkodra nuk kanë përfituar nga skema kombëtare e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.

Një gjë të tillë e bën të ditur vetë drejtorja e AZHBR Frida Krifca e cila tregon edhe arsyet përse nga 443 aplikime 220 prej tyre janë skualifikuar.

Drejtorja e AZHBR tregon edhe për investimet e bëra në Shkodër në ndihmë të fermerëve të cilët do të marrin paratë e tyre për investimet që kanë bërë në fund të këtij viti si mbështetje nga skema kombëtare për fermerët.

Përveç skemës kombëtare tashmë fermerët po bëhen gati për të aplikuar edhe për programin IPARD II i financuar nga Bashkimi Europian dhe që zbatohet nga Agjencia Kombëtare për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural

Artikulli paraprakVDEKJA E FOSHNJES TE MATERNITETI , PROCEDOHEN PENALISHT 3 MJEKË
Artikulli tjetërKUSH PO E DËMTON LUMIN KIR!