Vetëm pak ditë më parë 472 aplikime për shërbime kaluan online ku qytetarët nuk presin më në radhë pranë sporteleve. Ndërkohë nga këto 472 shërbime, 24 prej tyre kanë kaluar online pranë zyrës së punës në Shkodër. Drejtorja Rozafa Zmijani tregon se 3 shërbime shumë të rëndësishme online kanë kaluar në favorin e bizneseve ndërsa pjesa tjetër në shërbimin e qytetarëve.

Ndërkohë te E-Albania cdokush do të gjejë edhe listën e shërbimeve që do të aplikohet vetëm online.

Shërbimet Online nga nga portali e-Albania, janë të aksesueshme edhe për shtetasit shqiptarë me banim jashtë vendit, të cilët kanë mundësi që të kryejnë disa lloj aplikimesh.

Projekti për digjitalizimin ka nisur që ditën e parë të Janarit 2020. Tashmë qytetarët kanë mundësi të marrin 472 shërbime online, një projekt që kryeministri Rama tha se do të shërbejë për të ulur radhët nëpër sportele dhe do të ndikojë pozitivisht në uljen e korrupsionit në administratë.

Artikulli paraprakNË NJË PREJ ISH-BURGJEVE TË SHKODRËS
Artikulli tjetërISH PRESIDENTI NISHANI: QEVERIA IKËN ME LËVIZJEN QYTETARE