Janë mbushur 25 vite që nga dita e parë kur në Shkodër mbërriti arqipeshkëvi i Dioqezës Shkodër-Pult Angelo Massafra. Në këtë vit jubile të rëndësishëm në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër u kremtua mesha e shenjtë. Arqipeshkëvi Massafra falenderoi të gjithë për besimin ndërsa tha se e nisi misionin e tij në një vit të vështirë në trazirat e 1997 ndërsa në këto 25 vite shërbesa fetare kishte jo pak pengesa si shkak i shoqërisë së brishtë shqiptare dhe demokracisë në tranzicion.
I pranishëm në meshën e shenjtë në 25 vjetorin e arqipeshkëvit Massafra ishte edhe Nunci Apostolik në Shqipëri Luigi Bonazzi i cili lexoi një letër të dërguar nga Ati i Shenjtë Papa Françesku.
Në meshën e shenjtë mori pjesë edhe George Frendo i cili deri më tani ishte arqipeshkëvi i Tiranës ndërsa monsinjor Massafra e falenderoi Frendon për kontributin e tij në gjithë këto vite.