Investimi I papërfunduar për rikonstruksionin e disa rrugëve në lagjen “Partizani” në qytetin e Shkodrës ka detyruar qindra banorë të kësaj zone të përballen me problemet që krijohen nga amortizimi I rrugës.

Gjatë dimrit, si shkak I rrugës së amortizuar, kalimi në këmbë është pothuajse I pamundur pasi e gjithë sipërfaqja mbulohet nga uji, ndërkohë gjatë stinës së verës, gropat dalin në pah dhe pluhuri I rrugës bëhet I bezdisshëm për kalimtarët. Për banorët, investimi duhet të nisë sa më parë.

Kjo zonë në lagjen “Partizani” është populluar ndjeshëm në dhjetë vitet e fundit, ndaj edhe investimet nga ana e institucioneve përgjegjëse nuk kanë qenë të mjaftueshme për të rritur standartet e jetesës së banorëve të zonës.

 

Artikulli paraprakGËSHTENJAT E REÇIT, MINISTRJA: U 5-FISHUA PRODHIMI
Artikulli tjetërSHKODËR, SHQETËSIMET E KËSHILLTARËVE NË DISKUTIMET E LIRA