Ka patur një përmirësim të ndjeshëm situata e krijuar nga përhapja e COVID-19 në qarkun Shkodër. Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 27 raste të reja, prej të cilave 22 në Shkodër, 3 në Vau Dejës dhe nga një rast është konfirmuar në bashkinë Fushë – Arrëz dhe Malësi e Madhe. Aktualisht, të infektuar aktivë janë më shumë se 1200 persona, prej të cilëve pjesa më e madhe të përqëndruar në bashkinë Shkodër. Në spitalin rajonal të Shkodrës janë të shtruar 13 pacientë të infektuar me COVID-19, 7 në reanimacion ndërsa 6 të tjerë në repartin infektiv. Në këtë spital, gjahtë 24 orëve të fundit u trajtuan në repartin e urgjencës 75 raste prej të cilëve 21 të dyshuar sit ë infektuar me koronavirus. Të infektuar aktivë në Shkodër janë 16 mësues dhe 6 nxënës. Nderkohe qe vijojne hetimet epidemiologjike rreth vatrave pozitiv dhe kontakteve te dyshuara Covid-19. Gjatë ditës së shtunë nga ISHSH në Qarkun Shkodër, në zbatim të urdhërit për mbajtjen me detyrim të maskave, u kryen 130 këshillime të individëve për mbajtjen e maskës në ambiente të hapura publike. Gjatë monitorimeve u konstatuan shumë persona që nuk mbanin maska, u këshilluan për vendosjen e tyre. Theksojmë që sot ka pasur pak lëvizje këmbësorësh për shkak të reshjeve të shiut. Pas njoftimit të rasteve nga NJVKSH, inspektorët e ISHSH kontaktuan me personat tampon pozitiv në Qarkun Shkodër, ku 15 personat e kontaktuar ishin të izoluar në banesën e tyre duke zbatuar rregullat e karantinimit.