Shkolla “28 Nëntori” në Shkodë festoi mbrëmjen e maturës në një ceremoni të veçantë në sheshin përpara kësaj shkolle, aty ku 3 vite më parë të rinjtë nisën rrugëtimin e tyre drejt arsimit të mesëm. Drejtorja e “28 Nëntorit” Albana Bushati u shprehe se me përkushtim nxënësit arritën ëndrrën e tyre duke përfunduar me sukses gjimnazin.

Këtë vit nxënësit e ekselencës të shkollës “28 Nëntori” por edhe shkollave të tjera u penalizuan në provimin e gjuhë letërsisë të maturës shtetërore sepse mendohet se 3-4 pyetje kanë qenë jashtë sistemit duke krijuar paradoks.

.Mësuesja Alketa Kraja dhe kryetarja e bordit të prindërve Irida Hoti falenderuan mësuesit, nxënësit dhe prindërit për suksesin e maturantëve tek “28 Nëntori”.

Në emër të maturantëve përshendeti nxënësja.
Shkolla “28 Nëntori” është ndër më të suksesshmet në Shqipëri sa i përket rezultateve të maturantëve por jo vetëm.

Këtë vit shkolla “28 Nëntori” numëron 35 nxënës me notën 10 dhe 60 me 9.5 e sipër, çka tregon për punën e palodhur që bëhet aty.

Artikulli paraprakI NXEHTI, 30 VIZITA NË DITË NË POLIKLINIKËN E SHKODRËS
Artikulli tjetërTREBICKA : E GJITHË VIJA E PLAZHIT DUHET TË KETË VROJTUES