Ka përfunduar konkursi “Booktrailer” i zhvilluar pranë shkollës së mesme “28 Nëntori” nga seksioni i italianstikës. Pas ndihmës që i ka dhënë profesor Giovanni Sanna, nxënësit aplikuan online për këtë konkurs duke patur mbështetjen edhe të ambasadës italiane në Shqipëri. Nxënësit përgatitën disa video mesazhe që nxisin fantazinë e tyre.
Drejtorja e shkollës “28 Nëntori” Albana Bushati vlerësoi këtë projekt duke qenë se ndihmon nxënësinë të zhvillojnë krijimtarinë e tyre.
Luçia Kuçareli, përfaqësuese e ambasadës italiane në Shqipëri u shpreh se nxënësit e seksionit dy gjuhësh kanë aftësi që njohuritë e tyre t’i kthejnë në mesazhe audio-vizive.
Nxënësit e shkollës “28 Nëntori” u njohën nga konkursi “Booktrailer” me historitë e brezave të rinj nga 13 shtete europiane duke i ndihmuar ata që të njihen edhe me kultura të ndryshme kjo edhe në kuadër të vlerave të përbashkëta që Europa ka. Për videot më të mira në fund u dhanë edhe çmimet përkatëse për t’i nxitur edhe më shumë të rinjtë në krijimtarinë e tyre.