Gjatë muajve të verës Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, ish drejtoria rajonale e shëndetit publik ka bërë disa monitorime në qendrat shëndetësore verore të rajonit të veriut. Këto inspektime janë bërë në momente të ndryshme. Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër në faqen e tij në facebook ka shpërndarë disa video gjatë momenteve te monitorimit duke dhënë informacion edhe për vizitat e bëra

në qendrat shëndetësore. Në qendrën verore shëndetësore në Razëm personeli mjekësor sipas OSHKSH ka raportuar 1252 vizita dhe 3 raste janë transportuar me ambulancë. Një pacient shqiptar me probleme në zemër, edhe një turist i huaj dhe një tjetër traumë në gjurin e tij. Në qendrën shëndetësore të Tamarës në Malësinë e Madhe kanë marrë shërbim mjekësor 512 turistë, ku rastet më të shumta kanë qenë me të vjella. Fluksi më i madh në

Tamarë u shënua në fillim të muajit gusht me 15 vizita brenda ditës ndërsa ka patur edhe raste të pickimit nga bletët. Sipas OSHKSH pavarësisht terrenit të vështirë në atë zonë janë trajtuar edhe 3 aksidente të rënda ndër të cilat ishte edhe rasti i një turisti nga Polonia me dhimbje qafe dhe të shtyllës kurrizore. Sa i përket qendrës shëndetësore verore në

Valbonë të Tropojës edhe atje ka patur një numër të lartë turistësh ndërsa është ofruar shërbimi mjekësor sipas OSHKSH në 7 ditët e javës me rreth 1052 vizita dhe 32 persona të transportuar me ambulancë. Nga inspektimi i bërë nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor kanë spikatur dy raste të cilat mund të kishin rezultat fatal nëse nuk do të

jepej ndihma e menjëhershme nga personeli mjekësor për një turist gjerman që pësoi rënie nga lartësia si dhe trajtimi i kujdesshëm i një vajze 17 vjeçare me probleme kardiake. OSHKSH përveç monitorimeve, numrit të vizitave dhe rasteve më problematike të

paraqitura ka bërë një falenderim edhe për të gjithë stafet mjekësore që shërbyen në qendrat verore shëndetësore në shumë zona të veriut, mes të cilave edhe të qarkut Shkodër ndërsa fatmirësisht nuk ka patur pushues shqiptar apo turistë të huaj që kanë humbur jetën.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, FIRMOS MBROJTËSI I UGANDËS GODFREY
Artikulli tjetërKUKËSI NUK SHKON MË SHUMË SE NË NJË BARAZIM 1-1 ME LAÇIN