Ne kuader te 3 dhjetorit, Shoqata e Invalidëve, Para dhe Tetraplegjikëve Dega Shkodër, ka organizuar një aktivitet festiv me pjesëmarrjen edhe të autoriteteve vendore. Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi, prefektja Majlinda Angoni dhe kryetarja e Këshillit Bashkiak kanë përcjellë mesazhet e tyre, duke garantuar vëmendje dhe mbështetje për këtë kategori sociale.
Në vazhdim, kryebashkiakja Voltana Ademi i ka dorëzuar kryetarit të kësaj shoqate Saimir Beqiri një certifikatë vlerësimi “Falenderim” për punën dhe kontributin e tij për këtë kategori shoqërore. Festa ka vijuar me një program të shkurtër artistik me pjesëmarrjen e këngëtarit të mirënjohur Bujar Qamili dhe humoristit Tan Brahimi.