30 vite më parë, në 4 nëntor të vitit 1990 në varrezat katolike të Rrmajit u kremtua mesha e parë që nga moment i ndalimit të fesë në vitin 1967. Mesha e 4 nëntorit i hapi më pas rrugë meshës të 11 nëntorit ku morën pjesë mbi 50 mijë persona. Kisha katolike në Shkodër përkujtoi 30 vjetorin me një konferencë shkencore ndëra protagonistët e atyre ditëve me në krye dom Simon Jubanin që kremtoi meshën u nderuan për kontributin e tyre.
Arqipeshkëvi I Shkodrës Anxhelo Massafra shtron disa pyetje nëse jane arritur qëllimet dhe idealet pas meshës të para 30 viteve duke qenë se ende shoqëria shqiptare nuk ka arritur në zhvillimin e duhur politik.
Famullitari i Shkodrës dom Vlash Palaj bëri të ditur motivacionin për të cilin u nderuan protagonistët që organizuan meshën e 4 nëntorit dhe 11 nëntorit të vitit 1990.
Në këtë konferencë shkencore shoqëruar edhe me kumtesa, morën pjesë përveç besimtarëve edhe protagonistë të meshës së 4 nëntorit të cilët ishin pjesë e atij organizimi.