Janë mbushur 30 vite që nga rihapja e Seminarit Ndërdioqezan “Nëna e Këshillit të Mirë” në Shkodër. Ky seminar u rihap menjëherë pas rënies së sistemit monist. Në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër u kremtua mesha e shenjtë. I pranishëm ishte edhe arqipeshkëvi Lazzaro You Heung Sik, prefekt i Kongregatës për Klerin në Vatikan i cili solli në vëmendje vuajtjet që po pësojnë të krishterët në disa shtete ku ka luftë ndërsa tha se edhe Shqipëria ndodhet përballë disa sfidave .

Diktaturat e reja siç i cilësoi arqipeshkëvi Korean disa fenomene si individualizmi po i zënë frymën fesë duke kërkuar që të eleminohen.

Një mesazh ka edhe për rininë.Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra i cili i dhuroi disa lule Prefektit të Kongregatës për Klerin tha se Shqipëria dhe Korea, vendi i ipeshkëvit Sik janë dy popuj që kanë vuajtur diktaturën.

Në Seminarin Ndërdioqezan “Nëna e Këshillit të Mirë” në Shkodër në këto 30 vite janë përgatitur rreth 100 meshtar të cilët shërbejnë tashmë në famulli të ndryshme të Shkodrës dhe më gjërë.

 

Artikulli paraprakVENDIMI I KQZ, REAGON SELIA BLU: NË 6 MARS KA VETËM NJË PD NË ZGJEDHJE
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, 209 VATRA ZJARRI NË VITIN 2021