Myftinia e Shkodrës ka nisur aktivitetet në përkujtim të 30 vjetorit të faljes së parë në xhaminë e Plumbit në 16 nëntor 1990 duke mposhtur frikën nga regjimi monist si dhe duke i hapur rrugë pluralizmit. I pranishëm këtë të premte në xhaminë e Plumbit ishte kryetari i komunitetit musliman të Shqipërisë Bujar Spahiu i cili tha se regjimi diktatorial nuk ia doli përballë besimit të fortë të qytetarëve dhe klerikëve si Hafiz Sabri Koçi i cili udhëhoqi faljen para 30 viteve.

16 nëntori i 30 viteve më parë tha kreu i KMSH Spahiu është një shenjë e qartë se diktatura nuk e vrau shpirtin e njeriut të lirë.

Në ditët e sotme duke kujtuar ato vuajtje dhe sakrifica të para 30 viteve është momenti që shoqëria shqiptare të reflektojë për të përmbushur aspiratat e saj për integrimin në Bashkimin Europian.

Gjatë këtyre ditëve Myftinia e Shkodrës do të ketë edhe disa aktivitete të tjera në përkujtim të 16 nëntorit 1990, ditës kur u mbajt falja e parë në xhaminë e Plumbit duke rikthyer lirinë e besimit dhe duke i hapur rrugë pluralizmit politik në Shqipëri.

Artikulli paraprakHISTORIA, 66 VITE DUKE I DHËNË “JETË” DRURIT
Artikulli tjetërKUPA, VLLAZNIA MUND ELBASANIN DHE KAP ÇEREKFINALET