Këto janë pasojat e konfliktit fizik mes banorëve në lagjen “Fermentim” dhe një prej punonjësve të zyrës përmbarimore në qytetin e Shkodrës, në momentin që këta të fundit I kanë kërkuar 31 familjeve që jetojnë në një prej pallateve të zonës të dalin jashtë nga banesat.
Banorët pretendojnë se ky vendim është I padrejtë pasi me vendim të Këshillit Bashkiak banesat I takojnë atyre që prej vitit 1992.
Edhe më parë 31 familjet janë përballur me një situatë të tillë, por në mungesë dokumentacioni dhe vendimi të gjykatës zyra përmbarimore është tërhequr ndërkohë që banorët kërkojnë një përgjigje përfundimtare për problemin e tyre.