Në harkun kohor të gati 2 viteve, më shumë se 340 raste ligjore janë kanë marrë zgjidhje nga Klinika e Ligjit në qytetin e Shkodrës e cila ofron shërbime në trajtimin e çështjeve administrative dhe civile. Griselda Dama përfaqësuese e kësaj zyre tregon se zgjidhja e një numri kaq të madh rastesh ligjore nuk ka qenë e lehtë.
Sipas përfaqësueses ligjore, qytetarët nuk janë në dijeni të të gjitha shërbimeve që ofrohen në këtë klinikë.
Mbifaturimi për furnizimin me ujë apo energji elektrike vazhdojnë të mbeten një nga shërbimet më të kërkuara nga qytetarët të shkodranë, të cilat në pjesën më të madhe kanë marrë zgjidhje nga specialistët e Klinikës së Ligjit në Shkodër me anë të shërbimeve falas.