Vetëm gjatë muajit janar kanë kërkuar shërbim mjekesor në urgjencën e spitalit Rajonal të Shkodrës 3400 persona shprehet Ervin Troshani shefi i urgjencës në këtë spital. Pjesa më e madhe e këtyre rasteve shfaqen të infektuar me Covid 19 ose gripin sezonal.
Situata sa i përket personave të prekur me Covid 19 është drejt permirësimit thekson Troshani.
Pothuajse të gjithë personat e prekur me variantin Omikron të cilët paraqiten në spital janë të pa vaksinuar.
Sipas eksperteve muaji shkurt do të jetë edhe fundi i pandemisë e cila ka mberthyer botën prej gati dy vitesh.