Ky është Arben Alushi një 38 vjeçar i cili jeton si në mesjetë në lagjen periferike të Zooteknikës në Shkodër. Kjo është dera e dhomës së vogël ku 38 vjeçari jeton me bashkëshorten e tij në kushte skandaloze. Alushi kërkon ndihmë duke qenë se nuk mund të punojë sepse është i sëmurë.
Ky është tualeti i çiftit ku lahen në mes të ftohtit, pa ujë dhe më një gropë skeptike.
Gjysmën e tokës ku jeton me ndihma të ndryshme 38 vjeçari e ka mbushur me dhe. Në pamundësi për të patur një shtëpi ai kërkon që ta ndihmojnë për ta mbushur gjithë oborrin si dhe dikush ti mundësoje të paktën një kontinier për të jetuar.
Të vetmet të ardhura për familjen Alushi është paga e nënës e cila punon si fshesatare dhe ndihma ushqimore që i japin persona të ndryshëm por për këtë familje është thuajse e pamundur për ta përballuar jetesën në këto kushte.