Vijon të ulet numri I personave të prekur nga COVID-19 në bashkinë Shkodër. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi vetëm 4 raste të reja. Të infektuar aktivë janë më shumë se 260 qytetarë në pesë bashkitë e qarkut, ku pjesa më e madhe janë banorë të qytetit të Shkodrës.
Të shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës janë vetëm 3 pacientë të infektuar me koronavirus, shifra më e ulët e regjistruar që prej hapjes së repartit COVID në këtë institucion. 1 pacientë ështe I shtruar në reaniamcion ndërsa 2 të tjerë janë të shtruar në repartin infektiv. Çdo ditë vijon vaksinimi I qytetarëve të moshave mbi 55 vjeç.
Ndërsa me të njejtat ritme vijon edhe testimi I qytetarëve të cilët dyshojnë se mund të shfaqin simptoma të infektimit me COVID-19. Nga ana tjetër vijon pa u ndalur monitorimi I bizneseve, shkollave dhe institucioneve shtetërore nga ana e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor për respektimin e protokollit anti-COVID.
Ndërkohë, prej fillimit të fushatës së vaksinimit në muajin shkurt janë shpërndarë mbi 20 mijë doza vaksinë në bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës.