Afro 40 vite më parë u nda nga jeta imzot Ernes Çoba, kryeipeshkëv i Shkodrës. Një figurë e lënë në harresë, Kisha katolike në Shkodër zhvilloi një konferencë për 40 vjetorin e ndarjes nga jeta të klerikut i cili njihet si miku i skamnorëve për shkak të kontributit të tij dhe dashurisë për të varfërit. Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra tregon për vuajtjet e imzot Ernest Çobës pas arrestimit nga regjimi monist.

Ish deputeti i PD Romeo Gurakuqi, njëkohësh edhe historian përveç vlerësimit të rolit të imzot Ernest Çobës u shpreh se qeveria aktuale si trashëgimtarë të komunistëve përveçse nuk kanë kërkuar ende falje për krimet e bëra në atë regjim, kjo qeveri sipas Gurakuqit ka diskriminuar katolikët shqiptar.

Dom Gjergj Simoni dhe studiuesi Gjovalin Çuni janë dy prej të cilëve e kanë njohur nga afër imzot Ernest Çobën.

Ernest Andrakia është nipi i imzot Ernest Çobës i cili kujton disa momente nga fëmijëria me dajën e tij, kleriku i njohur shqiptar.

Imzot Ernest Çoba lindi në 16 shkurt 1913 në Laç Vau Dejës ku ishte vendosur familja e tij në kohën e rrethimit të qytetit të Shkodrës nga malazezët. Mësimet fillore i kreu në Kolegjin Saverian e Seminarin Papnor në Shkodër duke vijuar kështu më pas studimet për teologji e filozofi ndërsa në vitin 1936 u shugurua meshtar duke vijuar me një kontribut të çmuar. Në vitin 1976 u arrestua për shkak se u zbulua se mbante komunikime të fshehta me Vatikanin ndërsa në 8 janar të vitit 1980 humbi jetën në mënyrë të mistershme në burg.

Artikulli paraprakM.MADHE, RRUGËT E NGUSHTA PROBLEM PËR ZJARRËFIKËSET
Artikulli tjetërVLLAZNIA BARAZON ME APOLONINË, KOKËDHIMA: BOJKOTI VIJON