3 dhjetori shënon ditën botërore të personave me aftësi të kufizuar. Saimir Beqiri, kryetar I shoqatës së personave para dhe tetraplegjik bën të ditur se në Shkodër janë mbi 400 persona të cilët kryesisht përballen me probleme të shumta kryesisht sa I takon infrastrukturës rrugore dhe mungesës së rampave.
Kryetari Saimir Beqiri thotë se mungesa e rampave vihet re edhe në disa shkolla të qytetit.
Kryetari kërkon edhe rritje të pensioneve që përfitojnë personave me aftësi të kufizuar, pasi nuk mjaftojnë as për përballimin e shpenzimeve bazë.
Herë pas herë kryetari Saimir Beqiri ka kërkuar angazhimin e institucioneve për respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar në Shkodër, pasi asnjë nga problematikat që shqetësojnë këtë kategori nuk ka marrë zgjidhje prej vitesh.