Shkodra renditet si qarku I dytë për nga numri I lartë I rasteve të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 42 raste të reja dhe një viktimë. Vatrat e rejatë infeksionit u zgjeruan me 27 rsate në bashkinë Shkodër, 7 në Pukë dhe nga 4 raste në bashkitë Vau Dejës dhe Malësi e Madhe.

Të infektuar aktivë janë më shumë se 1200 persona. Në spitalin rajonal të Shkodrës janë të shtruar 18 pacientë të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 10 në repartin infektiv dhe 8 në reanimacion.

Në bashkinë shkdoër janë të infektuar 14 mësues dhe 6 nxënës. Qarku Shkodër renditet I pesti në të gjithë vendin për nga numri I lartë I personave të infektuar aktivë me koronavirus.

Në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkdoër gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 130 testime, në njësinë Vendore në bashkinë Malësi e Madhe janë kryer 13 testime, në Fushë – Arrëz dhe Pukë janë kryer 8 testime të personave të dyshuar si të infektuar me COVID-19 ndërsa në bashkinë.

Ministria e Shëndetësisë I bën apel qytetarëve të ruajnë distancën fizike dhe të respektojnë protokollin për frenimin e përhapjes së pandemisë, në mënyrë që bilanci në mbyllje të kësaj situate të jetë sa më pozitiv.

Artikulli paraprakSHKODËR, GRUMBULLIME DHE PRITJE TË GJATA TEK “ADISA”
Artikulli tjetërSHKODËR, AMBASADORJA E SHBA TAKIME NË PRAG TË FUSHATËS