Po shkon drejt përmirësimit situata e krijuar nga përmbytjet në territorin e bashkinë Shkodër. Edhe në këto 24 orë, sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura është zvogëluar, duke bërë që nën ujë të kemi rreth 4390 hektarë, rreth 310 hektarë më pak se një ditë më parë. Në bazë të raportit periodic të bashkisë Shkodër, niveli I ujit në hidrometrin e Dajçit ka rënë me 8 cm, niveli I ujit në hidrometrin e liqenit të Shkodrës ka rënë me 14cm ndërsa hidrometri I lumit Drin ka rënie të nivelit të ujit me 5 cm.

Në qyettin e Shkodrës, situata më serioze e krijuar nga përmbytjet mbetet në zonën e “Livadheve” ku janë të paktën 200 banesa të rrethuara nga uji ndërsa 5 të tjera kanë prezencë uji deri në ambjentet e brendshme. Ndërsa sa I takon njësive administrative, në Anën e Malit, sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura është zvogëluar në 1200 hektarë ndëras 2 shtëpi janë të përmbytura dhe 106 të tjera janë të rrethuara nga uji në fshatin Obot.

Rruga kryesore e fshatit ka prezencë uji deri në 90cm dhe lëvizja e banorëve të zonës bëhet vetëm me varka. Furnizimi me ujë I banorëve është ndërprerë prej ditësh, për shkak të përmbytjes së Ujësjellësit Oblika 1 dhe 2. Në njësinë administrative Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore vlerësohet me 1700 hektarë.

Segmenti rrugor Shirq – Darragjat vijon të jetë I bllokuar, po ashtu edhe rruga Mazia në fshatin Suka – Dajç. Në këtë njësi janë 9 banesa të përmbytura dhe 120 të tjera janë të rrethuara nga uji. Në njësinë administrative Velipojë janë 200 hekatrë tokë bujqësore e përmbytur. Ndërsa 4 banesa kanë prezencë uji në oborre.

Rruga nacionale është e bllokuar nga bora dhe akulli nga Baksi i Ri deri në Plazh. 700 hketarë tokë bujqësore e përmbytur raportohet në nëjsinë Bërdicë, ku 5 shtëpi janë të rrethuara nga uji ndërsa 2 lagje ka prezencë uji në rrugë. Serioze mbetet situta e krijuar edhe në njësinë Rrethina ku janë të paktën 590 hektarë tokë nën ujë ndërsa 60 shtëpi janë të rrethuara nga uji.

Artikulli paraprakSHKODËR, TË PËRMBYTURIT PRESIN RAMËN ME PROTESTË
Artikulli tjetërNIS NDËRTIMI I SPITALIT TË RI TË LAÇIT PAS DËMTIMIT NGA TËRMETI, RAMA-MANASTIRLIU: PËRFUNDON PËR 4 MUAJ, DO TË JETË MODEL