Vijon të mbetet shqetësuese situata e zjarreve në qytetin e Shkodrës. Këtë lajm e bën të ditur drejtori i reaprtit zjarrëfikës në Shkodër, Agron Dibra. Ai shprehet se vetëm në muajin gusht janë izoluar 48 vatra zjarri nga efektivët zjarrëfikës.

Drejtori Dibra i bën thirrje policisë së Shkodrës të bëjë identifikimin sa më parë të personave që fshihen pas vatrave masive të zjarrit

Numri i ulët i efektivëve në repartin e zjarrfikësve në Shkodër mbetet një nga problemet kryesore shprehet drejtori Dibra.

Ndërkohë prej ditësh nga veriu në jug po luftohet për shuarjen e zjarreve që kanë mbërthyer vendin tonë.

Artikulli paraprakMASSAFRA: ZJARRËVENIA KRIM KUNDËR NATYRËS
Artikulli tjetërINFEKSIONET NË VESH, “PROBLEM SHQETËSUES GJATË VERËS”