Në Shkodër do të jenë 52 mijë pensionistë që përfitojnë bonusin e fundvitit prej 5 mijë lekësh të rinj. Një gjë të tillë e bën të ditur drejtorja rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër Violeta Staka. Sipas drejtores Staka 52 mijë përfituesit do të mund të tërheqin bashkë me pensionin e tyre shpërblimin prej pesë mijë lekësh të reja.

Drejtorja Staka thotë se afati për të tërhequr bonusin e fundvitit është deri në 36 muaj ndërsa fton qytetarët të respektojnë kalendarin e shpërndarjes për të mos krijuar grumbullime në zyrat e Postës.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar pensionistëve që kanë punuar në miniera apo punë të tjera të vështira.

Artikulli paraprakSHKODËR, NDAHET NGA JETA BIZNESMENI RROK FUSHA
Artikulli tjetërSHKODËR, NIS SHPËRNDARJA E BONUSIT PËR PENSIONISTËT