Ky është Pëllumb Muça nga Dibra i cili banon prej vitesh në Shkodër. 59 vjeçari jeton mes shumë të vështirësive. Atij i mungojnë edhe kushtet minimale të jetesës.
Pamundësitë ekonomike e detyrojnë 59 vjeçarin që të ushqehet tek mensa publike tek kisha Françeskane në Shkodër.
Pëllumb Muça qëndron në errësirë në banesën e tij pasi nuk ka mundësi të paguaj faturat e energjisë elektrike.
Si Pëllumb Muça ka rreth 100 persona të cilët shkojnë çdo ditë për të marrë një vakt ushqim tek mensa që kisha Françeskane në Shkodër ofron për personat në nevojë.