Në 16 shkurt të vitit 2021, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër u hap fushata e vaksinimit “Shqipëria Buzëqesh”. Sot, një vit më vonë, fushata e vaksinimit ka dhënë efektet e saj pozitive në rritjen e imunitetit tek qytetarët shkodranë.

Arben Xhabija, kryevaksinator në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër bën të ditur se në harkun kohor të një viti janë vaksinuar mbi 139 mijë persona, pra rreth 40% e popullsisë.

Të rinjtë mbeten grupmosha më e pavaksinuar në Shkodër. Kryevaksinatori Xhabija ka një mesazh për të gjithë ata persona të cilët ende nuk kanë marrë as dozën e parë të vaksinës.
Shkodra është një nga qarqet që nuk renditet në vendet e para të listës për nga numri I të vaksinuarve, pasi ende 60% e popullsisë nuk janë vaksinuar ende ndaj koronavirusit.

 

Artikulli paraprakU ARRESTUA SI I DYSHUAR PER VRASJEN E PREK TONAJ, GJYKATA CAKTON ARREST ME BURG ME AFAT 35 DITE
Artikulli tjetërPOSTRIBË, 9 FSHATRA 15 ORË PA ENERGJI ELEKTRIKE