Veten e saj gjithmonë e kujton duke bërë punime më shtiza. Kjo është Zyhrie Kukaj, e cila që në moshë shumë të vogël ka mësuar të bëjë punime me dorë. Pasionin që ka për punimet me shtiza Zyhria e ka kthyer në profesion pasi prej 10 vitesh ajo del në një nga cepat e trotuarit për të shitur punimet e saj.

Punimet që 64 vjeçarja realizon janë nga më ndryshmet. Vitet e fundit shitjet kanë qënë më të pakta kjo për shkak edhe të rëniës së ekonomisë shprehet artizania.

Se kur do të heq dorë nga punimet me shtiza 64 vjeçarja nuk e di pasi është e vendosur që të vazhdojë të bëjë punime me shtiza dhe t’i shesë ato edhe për shumë kohë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, RRITET INTERESI PËR APLIKIMIN E VAKSINËS SË GRIPIT
Artikulli tjetërSITUATA E COVID-19 NË KOSOVË, 1 I VDEKUR DHE 424 RASTE TË REJA