Protestuesit në Shkodër që në mëngjes janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës përpara kryeministrisë.
Kreu i PD Shkodër Xhevdet Amuli u shpreh se qytetarët e kanë marrë vendimin e tyre për largimin e qeverisë.
I pranishëm në Shkodër ishte edhe Naim Hasani, kryetar i PD në Britaninë e Madhe i ardhur vetëm për të marrë pjesë në protestën e opozitës.
Nga Shkodra sipas raportimeve nga vetë PD janë nisur rreth 6 mijë protestues duke marrë pjesë në protestën e opozitës.