700 vite më parë u nda nga jeta shkrimtari italian Dante Alighieri. Në këtë përvjetor të rëndësishëm departamenti i Romanistikës në fakultetin e Gjuhëve të Huaja të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi një leksion të hapur për Alghierin. Duke qenë se 700 vjetori i vdekjes se shkrimtarit përkon edhe me muajin kushtuar dhunës ndaj gruas drejtoria e departamentit të Romanistikës, Eliana Laçej thekson se edhe fokusi i këtij aktiviteti ishte figura e gruas.

Aktiviteti ka si qëllim të transmetojë përmes letërsisë mesazhe sensibilizuese për minimizimin e dhunës ndaj grave shprehet Alma Hafizi, pedagoge në departamentin e Romanistikës.

Gjatë aktivitetit studentët e departamentit të Romanistikës së fakultetit të “Gjuhëve të Huaja” interpretuan pjesë nga vepra “Komedi Hyjnore” e shkrimtarit italian Dante Alighierit në këtë 700 vjetor të ndarjes nga jeta.

Artikulli paraprakSHKODËR, PËRKUJTOHET LUFTËTARI ZEF PRELË MARASHI
Artikulli tjetërSHKODËR, UNICEF: TRAJTONI TË MITURIT QË BËJNË KRIME