Është kremtuar në Shkodër mesha e shenjtë në përkujtim të 71 vjetorit të ndarjes nga jeta të lumes Maria Tuci si dhe 30 vjetori i rikthimit të misionit të motrave Stigmatine në Shqipëri. Mesha u kremtua në kishën e motrave Stigmatine në Gjuhadol nga arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra. E pranishme ishte edhe eprorja gjenerale e motrave Stigmatine për Europën Encarna Lobato e cila vlerësoi rolin e motrave Stigmatine edhe gjatë vuajtjeve në sistemin komunist.

Motër Terezina Demaj, përgjegjëse e motrave Stigmatine për Shkodrës shprehet se pavarësisht vuajtjeve të regjimit monist këto murgesha nuk u dorëzuan asnjëherë.

Duke sjellë në vëmendje shembullin e të lumes Maria Tuci e cila u burgos e më pas nga vuajtjet u sëmur rëndë dhe humbi jetën në spitalin e Shkodrës, arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra quajti të papranueshëm faktin që familjet katolike pengojnë djemtë dhe vajzat e reja që të futen në rrugën e fesë për t’u bërë prift ose murgeshë.

Maria Tuci lindi në 12 mars të vitit 1928 por në një moshë të re sapo kishte nisur rrugën drejt përkushtimit total ndaj Zotit ajo u arrestua nga regjimi komunist dhe u burgos duke u sëmurë rëndë derisa humbi jetën në spital kur ishte vetëm 22 vjeçe ndërsa në 5 nëntor 2016 u shpall e lume nga Vatikani bashkë me 37 martirët e tjerë.

Artikulli paraprakRRËFIMET E RRALLA: FJALËT E FUNDIT TË LUMES MARIA TUCI
Artikulli tjetërRRJOLL, BANORI: KABULLI NË OBORR, MOS NA LINI TË VDESIM