Instituti turk “Yunus Emre” në Shkodër zhvilloi serinë e paneleve “Ngjarjet e tentativës për grusht shteti nga FETO, aparati i imperializmit” duke përkujtuar 15 korrikun e 2016-ës në Turqi. Në këtë ditë Turqia pretendon se kundërshtari i Erdogan, Fetullah Gylen organizoi një grusht shteti me qëllimin për të marrë pushtetin duke patur edhe disa viktima. Nermin Ercan, nëna e një prej dëshmorëve të rënë në 15 korrikun e 2016-ës, Yilmaz Ercan (Jëllmaz Erkan), thotë se kjo ngjarje nuk duhet harruar asnjëherë nga turqit që duan vendin e tyre.

Në këtë aktivitet në institutin “Yunus Emre” morën pjesë edhe Ahmet Alkiliç, kryetar i komisionit të bordit drejtues të shoqatës “15 korriku”, Gokhan Isçan vetera dhe Baran Çelik, anëtar i shoqatës “15 korriku”. Turqia çdo vit tashmë e përkujton 15 korrikun e 2016-ës duke dhënë mesazhe për distancimin nga FETO të cilën shteti turk e cilëson si organizatë terroriste. Në Shqipëri shumë institucione arsimore gyleniste vitet e fundit janë detyruar të heqin dorë duke i lënë nën administrimin e organizatave dhe institucioneve zyrtare turke të Erdogan.

Artikulli paraprakVLLAZNIA I RIKTHEHET STËRVITJES
Artikulli tjetërSEZONI VEROR, FLUKS NË URGJENCËN E LEZHËS