Viroza stinore dhe hapja e shkollës duket se ka ndikuar ndjeshëm në shtimin e rasteve me viroza tek fëmijet. Konkretisht në repartin e pediatrisë të Spitalit Rajonal të Shkodrës janë rreth 70 deri 80 raste në ditë të fëmijëve që paraqiten për ndihem mjeksore.
Sipas mjekes pediatre një masë parandaluse është kontrolli i prindërve ndaj fëmijëve dhe nga ana tjetër mbajtja e fëmijëve në shtëpi larg ambjenteve kolegtive siç janë shkollat, kopshtet apo çerdhet.
Në një kohë kur ndodhemi përballë rasteve edhe me Covid-19 kujdesi duhet të jetë i shtuar dhe për çdo shqetësim të drejtoheni mjekut.