Sot është 80 vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, data e cila përkujtohet vetëm nga të majtët. Në varrezat e dëshmorëve në Shkodër autoritetet vendore vendosën kurora me lule në nderim të kësaj date. Kristaq Prifti nga radhët e veteranëve të Luftës Anti Fashiste Nacional Çlirimtare tha se kjo është një prej ditëve më të lavdishme të vendit.

Prifti shpalosi edhe një flamur në nderim të 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

Në ceremoninë e 80 vjetorit të Çlirimit pranë varrezave të dëshmorëve në Shkodër mori pjesë prefektja e qarkut Majlinda Angoni, kryetari i këshillit të qarkut Edmond Ndou, zëvendës kryetarët e bashkisë dhe autoritete të tjera vendore si dhe veteranët e LANÇ. Ndryshe nga të majtët që e cilësojnë si një ditë të rëndësishme për Partinë Demokratike 29 nëntori i vitit 1944 cilësohet si një ditë e zezë për Shqipërinë e cila sipas tyre përkon me instalimin e diktaturës komuniste në vend që për 45 vite solli shkatërrimin dhe torturat më çnjerëzore për popullin shqiptar.

Artikulli paraprakLEZHA PËRKUJTON 80-VJETORIN E ÇLIRIMIT
Artikulli tjetërVRASJA E MARTINIT, DEL NGA SPITALI SHOKU I 14 VJEÇARIT