Në 800-vjetorin e urdhërit Françeskan në Shqipëri, Kuvendi Françeskan në Shkodër zhvilloi një konferencë shkencore duke sjellë të përmbledhur veprimtarinë prej 8 shekujsh të françeskanëve në Shqipëri nën moton “Për Fe dhe Atdhe”.
Mirash Marinaj, zëvendës provincial u shpreh për kontributin e etërve françeskan pavarësisht vështirësive
At Vitor Demaj tha se falë kontributit të tyre françeskanët morën emrin etërit e kombit duke e merituar plotësisht për kontributin e tyre në zhvillimin e kulturës, fesë dhe çështjes kombëtare
Gjatë kësaj conference shkencore u bë promovimi i disa botimeve të reja ndërsa kumtuan pedagogët e fakultetit të shkencave shoqërore mbi jetën dhe veprimtarinë e françeskanëve në këto 800 vite.