Pjesë e paketës së Rezistencës, ku për 3 muaj do të përfitojnë mbështetje financiare prej 3 mijë lekësh janë edhe përfituesit e ndihmës ekonomike në qarkun Shkodër por edhe disa kategori të tjera. Valbona Tula, drejtore rajonale e shërbimit social shtetëror bën me dije se aktualisht përfitues janë më shumë se 9500 persona ndërsa shpjegon edhe kategoritë përfituese.

Drejtorja Tula thotë se personat të cilët kanë tërhequr ndihmën ekonomike para datës 1 prill, mund të paraqiten të tërheqin vetëm shtesën prej 3 mijë lekësh të reja ditët në vazhdim.

Duke filluar nga kjo e premte e 1 prillit deri në 30 qershor, nga programet e mbrojtjes sociale kanë mundësinë të përfitojnë mbi 9500 persona në 4 kategori si: familjet përfituese të ndihmës ekonomike, personat e paaftë, të verbërit dhe personat para dhe tetraplegjik në të gjithë qarkun.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, “RRITJA E PENSIONIT QESHARAKE, NUK MJAFTON”
Artikulli tjetërMALI ZI, KREU I TUZIT: JAVËN E ARDHSHME ABAZI KRYEMINISTËR