Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi pas bllokimit të fondeve për investimet nga dega e thesarit në Shkodër ka bërë një reagim duke i dërguar një shkresë fillimisht institucioneve dhe ambasadave ndërkohë që bllokimin për lëvrimin e fondeve nga dega e thesarit e quan të paprecedent
Situata në Shqipëri është tranzitore dhe shprehet se dega e thesarit nuk bllokon kryetaren e bashkisë me këtë veprim por investimet për qytetarët e Shkodrës.
Ademi e pyetur lidhur me këshillin e ri bashkiak nëse do t’ia lirojë apo jo sallën pas konstituimit për mbledhjet e ardhshme u shpreh vetëm duke thënë se bashkia do zbatojë ligjin.
Kryebashkiakja këtë reagim të sajin ndaj bllokimit të fondeve nga dega e thesarit e bëri gjatë inspektimit në disa rrugë që po rikonstruktohen.