Bashkia Shkodër vijon punën për rikonstruksionin e disa akseve rrugore. Këtë radhë kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi inspektoi punimet që kanë nisur në një aks rrugor në fshatin Drisht të njësisë Postribë por edhe në fshatin Mes të kësaj njësie.

Kryebashkiakja u shpreh se këto investime janë tejet të rëndësishme për banorët e asaj zone ndërsa do të vijohet me të tjera investime në infrastrukturë në akse të parashikuara në buxhetin e bashkisë.

Rikonstruksioni në aksin Drisht dhe Mes sipas kryebashkiakes do përmirësojë jetesën e banorëve atje që i kanë patur të nevojshme këto investime
Tashmë pritet për t’u parë se çfarë do të ndodh në vazhdimësi me investimet e bashkisë Shkodër duke qenë se për momentin dega e thesarit ka bllokuar lëvrimin e fondeve për bashkinë, gjë për të cilën pati edhe disa reagime të ndryshme.

 

 

Artikulli paraprak75-VJETORI I RËNIES SË 5 HERONJVE TË VIGUT
Artikulli tjetërBLLOKIMI I FONDEVE, MINISTRIA: JANË KRYER PAGESAT