Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi nuk ndalet në kërkesat drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Fillimisht kryebashkiakja Ademi i bën të ditur se KQZ akoma edhe sot, 10 ditë pas zgjedhjeve nuk ka nxjerrë të dhënat e pjesëmarrjes në votime nga sistemi online i përpunimit të të dhënave për Zonat e Administrimit Zgjedhor (ZAZ) në territorin e Bashkisë Shkodër.

Kryebashkiakja Ademi i referohet tabelave të publikuar në faqen ëeb të KQZ-së ku fillimisht rezulton se për bashkinë Shkodër morën pjesë 15913 votues dhe më pas rezultati për kandidatin e vetëm Valdrin Pjetri është me 16534 vota, pra ka një mospërputhje me 621 vota më shumë se sa pjesëmarrësit në zgjedhjet e 30 qershorit. Ademi vijon duke thënë se nuk ka ndodhur kurrë më parë, në asnjë proces të administruar nga KQZ që të ketë mospërputhje të tillë masive me shifrën zyrtare të pjesëmarrjes me votat që gjenden në kuti.

Në kushtet e mohimit të pranisë së opozitës në administrimin e procesit të votimeve të 30 Qershorit, në kushtet e mohimit të përfaqësimit me anëtarë në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore, në vijim të konstatimeve të Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR se administrata zgjedhore e paekuilibruar politikisht, cënon besimin e publikut tek procesi dhe ngre shqetësim të thellë mbi paanshmërinë dhe besueshmërinë e të gjitha

komisioneve të të gjitha niveleve, në vijim të konstatimit Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR se në rreth 10 përqind të qendrave të votimit të vëzhguara, zgjedhësit nuk e shënjuan fletën e tyre të votimit gjithmonë në mënyrë të fshehtë dhe në vijim të disa gjetjeve të tjera të parregullsive nga OSBE-ODIHR, kryebashkiakja Ademi i kërkon KQZ që t’i vihen në dispozicion brenda afateve, kopje të vërtetuara të Tabelave Përmbledhëse të rezultateve zgjedhore për

Bashkinë Shkodër për katër KZAZ-të, kopje të vërtetuara të tabelave të rezultateve për çdo qendër votimi nga grupet e numërimit, kopje të vërtetuara të procesverbaleve tip për mbylljen e votimit për çdo qendër votimi, kopje të vërtetuara të listës së anëtarëve të administratës zgjedhore, të emëruar kryesisht nga KQZ dhe përkatësisht nga katër KZAZ-

të, kopje të regjistrimit të kamerave të të gjitha tavolinave të numërimit në çdo Grup të Numërimit të Votave dhe kopje të regjistrimit të kamerave të ambjenteve të brendshme të KZAZ-ve. Këto kërkesa në adresë të KQZ-së kryebashkiakja Ademi i bazon tek ligji për të drejtën e informimit

 

 

 

Artikulli paraprakSHKODËR, SHTYLLA QË RREZIKOI KALIMTARËT
Artikulli tjetërKUÇ, SHTRATI I KIRIT PO DËMTOHET NGA INERTET!