Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka sqaruar pjesëmarrjen e saj në mbledhjen e këshillit bashkiak ku u miratua paketa fiskale. Kryebashkiakja Ademi u shpreh se qëndrimi i saj nuk ka ndryshuar duke e cilësuar sërish ilegjitim këshillin por mori pjesë në këtë mbledhje për të mbrojtur një projekt vendim të rëndësishëm siç është paketa fiskale.
Kryebashkiakja Ademi pret që sa më shpejt të ketë zgjeddhje vendore në të gjithë Shqipërinë por kjo mund të bëhet vetëm pas formimit të Gjykatës Kushtetuese dhe vendimarrjes që do ketë për zgjedhjet e 30 qershorit.
E pyetur për buxhetin e 2020 të qeverisë, kryebashkiakja Ademi ka frikë se mund të ketë ndërhyrje tek transferta e pakushtëzuar.
Në vazhdimësi administrata e bashkisë do vijojë të dërgojë projekt vendime për miratim në këshillin bashkiak pavarësisht se titullarja Ademi e cilëson si ilegjitim.