Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka pritur në zyrën e saj përfaqësues të policive të disa shteteve të ndryshme të Ballkanit por edhe shtete si Italia që janë pjesë e organizatës botërore të policisë IPA. Kryebashkiakja Voltana Ademi i uroi mirëseardhjen
Zëvendës Presidenti i IPA, Qiriakos Karkalis e cilësoi Shqipërinë si një familje e madhe që bën pjesë në organizatën ndërkombëtare të policisë

“Ju uroj mirëseardhjen në seksionin e Shqipërisë të IPA në këtë familje të madhe. IPA është një organizata e madhe e policisë ndërkombëtare. Janë 67 shtete të përfshira deri më tani dhe gjithmonë IPA ka mbi 1 milion anëtarë që janë të gjithë punonjës policie në gjithë botën.

Tani jemi shumë të lumtur që kemi të përfshirë tashmë edhe Shqipërinë në organizatën IPA. Ne jemi duke shikuar që të punojnë sëbashku dhe të kemi shumë aktivitete të ndryshme”.

Presidenti i IPA në Serbi Nebojsha Panteliç e nisi diskutimin e tij më një shprehje të urtë serbe “kur të jesh vetëm s’ke çfarë të gëzosh”, një mesazh i përzgjedhur enkas për këtë takim

Një mesazh të drejtpërdrejtë duke e lidhur edhe me aktualitetin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi si shkak i fluksit të emigrantëve nga vendet e treta që përdorin Shqipërinë për të shkuar në shtetin fqinj u shpreh se janë sfida që duhet t’i përballojmë gjitha vendet bashkë.

Shkodra është qyteti i parë në Shqipëri që ka krijuar degën e IPA për policinë pas krijimit të zyrës qëndrore në Tiranë duke qenë kështu pjesë e organizatës botërore të policisë.

Artikulli paraprakANALIZA VJETORE E DREJTORISË SE POLICISË SHKODER, REAGON IZMIRA ULQINAKU
Artikulli tjetërM.MADHE, PËRKUJTOHET KRYENGRITJA ANTI-KOMUNISTE