Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi këmbëngul që në zonat e përmbtyrua të NënShkodrës duhet që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Deklaratën kryebashkiakja e bëri nga fshati Obot që është edhe më i dëmtuari për momentin nga përmbytja.

Situata thotë kryebashkiakja është përkeqësuar sepse harta e tokave të përmbtyrua është zgjeruar dhe tashmë kanë nisur edhe evakuimet.

Një problem vijon të mbetet ushqimi për bagëtitë për të cilën bashkia Shkodër ka prokuruar një fond për të siguruar 150 ton koncentrat por kjo procedurë kërkon 15 ditë pasi nuk mund të bëhet e përshpejtuar duke qenë se nuk është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Kryetarja e bashkisë Ademi ka parë nga afër disa prej zonave të përmbytura në NënShkodrës dhe nevojat që banorët kanë në këtë situatë të vështirë.

Artikulli paraprakOBOT, VAJZA E SËMURË 5 VJEÇE TRANSPORTOHET ME VARKË
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA ARRESTON NJË TË DËNUAR PËR VRASJE