Shoqata e bashkive të djathta do të vërtetojë që këshillat e rinj bashkiak dhe kryetarët e bashkive të rinj të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit janë në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën.

Një paralajmërim të tilla e ka bërë kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi, e cila është edhe kryetare e shoqatës së bashkive të djathta përmes një postimi në rrjetin social facebook.

Kryebashkiakja Ademi në postimin e cilësuar si Hap i i Radhës thotë se “Para disa ditëve, katër javë pas votimeve moniste të Partisë Socialiste, KQZ miratoi tabelën përmbledhëse përfundimtare të “30 qershorit”.

Me vetëm 4 vota, si kurrë më parë në këto 30 vite, “komisarët politikë” të PS-së, në zbatim të urdhrave të uzurpatorit Edi Rama, i bënë ekzekutimin e fundit masakrës më të rëndë të një procesi elektoral në Shqipëri.

Duke refuzuar si asnjëherë më parë çdo ankimim të partive politike, të individëve pjesëmarrës në këtë palo – proces, duke zhdukur mijëra vota diferencë në mes numrit të votave dhe numrit të votuesve, ky komision vazhdoi në rrugën e shkeljes së rëndë të Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe ligjeve të vendit.

Në mungesë të kuorumit të antarëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mundi të marrë vendime për shpërndarjen e mandateve të këshillave bashkiakë. Nën shembullin e “partisë-shtet” bilologjike dhe ideologjike, PS ankimoi në Kolegjin Zgjedhor pranë Apelit të Tiranës vendimin e tabelave përmbledhëse të rezultateve për këshillat bashkiak me kërkesën për shpërndarjen e mandateve të këtyre këshillave.

Kolegji Zgjedhor, iu bashkua kështu zinxhirit të paligjshmërisë që ka shoqëruar dhe vazhdon të shoqërojë farsë – zgjedhjet e 30 qershorit. Marrja prej Kolegjit e vendimeve që i takojnë KQZ, përveç se nuk përputhet me parimet themelore kushtetuese, por këto vendime i kufizojnë subjekteve të drejtën e ankimit në gjykatë dhe të drejtën për t’u dëgjuar nga një gjykatë e pavarur, e paanshme dhe e krijuar me ligj, pasi ndaj vendimeve të Kolegjit nuk parashikohet ankim.

Sigurisht, pavarësisht se ndaj këtyre vendimeve nuk parashikohet ankim, Kushtetuta normalisht lejon kontrollin e kushtetutshmërisë së këtyre vendimeve përtej kufizimit të së drejtës së ankimit që i bën ligji.

Është pikërisht kjo çfarë do të jetë hapi tjetër që Shoqata e Bashkive do të bëjë, duke vërtetuar se të gjithë këshillat bashkiake, sikurse edhe kryetarët e bashkive, janë të zgjedhur në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën! “30 qershori” nga dita në ditë po delegjitmohet bazuar mbi argumenta të pakundërshtueshëm”, bën të ditur kryebashkiakja Ademi në reagimin e saj.

Artikulli paraprakNË CHECK-IN ME PASAPORTË TURKE, TEK AVIONI ME TË BE-SË
Artikulli tjetërTELEVIZIONI ITALIAN REPORTAZH PËR DROGËN NË SHQIPËRI