Ndërtimet pa leje në zonat e mbrojtura vijojnë të jenë një fenomen I cili nuk po luftohet sa duhet nga institucionet përgjegjëse. Drejtori I Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha bën të ditur se krahasuar me një vit më parë, ka rënë ndjeshëm numri I ndërtimeve pa leje ndërkohë që vijon puna për frenimin e mëtejshëm të këtij fenomeni në kryesisht në zonën turistike të Thethit.
Bashkëpunimi ndërinstitucional për të ndaluar këtë fenomen është I qëndrueshëm bën të ditur drejtori I ADZM por mungon ndërgjegjësimi I pronarëve të bizneseve.
Ndërkohë, drejtori Dardha fton qytetarët shkodranë të denoncojnë rastet e ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura.
Vitin e fundit në Shkodër janë frenuar ndërtimet pa leje ndonëse ka akoma kërkesa për të vazhduar në procesin e legalizimit në ato biznese të cilat janë ndërtuar tashmë. Situata më problematike paraqitet në zonën turistike të Thethit ku ka filluar ndërtimi I bujtinave të ndryshme