Po shkonte si cdo ditë për në punë kur paprituar kete te merkure shtetasi Shpëtim Rama është përplasur nga një automjet në rrugën e Beltojës.
Nga goditja Shpëtim Rama ka rënë në asfalt nga ku ka marrë dëmtime në shpatull.
I lënduari është transportuar për në spitalin Rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos I dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit .
Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes per te zbardhur rrethanat e aksidentit
Ndërkohë forcat e shumta të policisë I jane vene ne djekje të automjetit. Burime nga policia bejne të ditur se autori I ngjarjes është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij .