Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Shkodrës. Një person me motor është përplasur nga një autoveturë.
Aksidenti ndodhi në hyrje të unazës perëndimore në qytetin e Shkodrës.
Nga ky aksident ka mbetur i dëmtuar lehtë drejtuesi i motorit. Menjëherë është dërguar drejt spitalit rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën sipas burimeve spitalore.
Nga ana tjetër drejtuesi i autoveturës që ka përplasur personin me motor është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos u ndalur pas aksidentit të ndodhur.
Pasi është larguar nga vendi ku ndodhi aksidenti menjëherë policia vendore e Shkodrës është vënë në lëvizje. Brenda një kohë të shkurtër drejtuesi i mjetit është arritur që të ndalohet nga forcat e policisë.
Personi që po ecte me motor në hyrje të unazës perëndimore sipas burimeve punon në një prej picerive të qytetit dhe në atë moment po shpërndate një porosi që kishte por papritur është përplasur nga makina.
Përveç pakujdesisë të drejtuesve të mjeteve në shpesh raste tashmë një problem në Shkodër mbeten edhe të rinjtë të cilët lëvizin me motor në rrugët e qytetit duke mos respektuar rregullat e qarkullimit rrugor si dhe duke u bërë shkak për aksidente të ndryshme.