Shoqata komunitetit të Malit të Zi në Shqipëri ka organizuar në Shkodër një aktivitet artistiko-kulturor. Fillimisht në teatrin “Migjeni” u bë promovimi i librit “Jeta dhe Këngët” i autorit Milorad Miranoviq kushtuar këngëtares së njohur malazeze Ksenia Cicvariq. Autori i librit tha se jeta e vështirë e këgëtares Cicvariq ndikoi edhe në jetën artistike të saj duke sjellë perla të muzikës tradicionale malazeze.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Zoran Gjukanoviq, përfaqësues i drejtorisë për Diasporën në Malin e Zi i cili tha se pakicat malazeze në Shqipëri duhet të ruajnë origjinën që kanë.

Kryetari i komunitetit të Malit të Zi në Shqipëri me qendër në Elbasan Marinko Çulafiq i cili organizoi këtë aktivitet kujtoi vitet kur ai ishte student në Shkodër dhe se si nuk lejohej që të dëgjonte muzikën e ish Jugosllavisë.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe ansambli artistiko-kulturor Mirko Srzentis me qendër në Podgoricë duke sjellë valle të ndryshme tradicionale të Malit të Zi por edhe vendeve të tjera të Ballkanit.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, CEREMONIA E DIPLOMIMIT TË STUDENTËVE
Artikulli tjetërKYÇI SELINE E PD SHKODER ME DRY, REAGON XHEVDET AMULI